Ana e errët

Maska anti-Covid nuk po i mbron shqiptarët vetëm nga virusi…

Me maskë Covid-19 në fytyrë, një burrë u rrah nga pesë persona të maskuar dhe të paidentifikuar derisa u rrëzua pa ndjenja përtokë. Skena e sulmit ndodhi gjatë kohës kur viktima që u dërgua në spital ku dhe mori ndihmë mjekësore, po konsumonte një kafe në afërsi të stadiumit "Air Albania".

Ngjarja u konfirmua për Gazetasi.al, nga burime të drejtorisë vendore të policisë që përmenden se shtetasi Sh.H u qëllua nga pesë burra të  maskuar me maskë anti-Covid dhe që të gjithë me kapele të zeza në kokë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lokal, kur i riu në çastin që është ngritur dhe siç detajon ai më pas për agjentët, sepse do shkonte në tualet, befas në lokal kanë hyrë personat e panjohur dhe e kanë qëlluar me sende të forta në trup dhe fytyrë.

 Pasi kanë kqyrur kamerat e sigurisë në lokal, agjentët e policisë janë bindur për skenën e dhunës.
“Ata hyjnë në rresht njëri pas tjetrit, janë të veshur me të zeza, me kapele të zezë dhe me maska në fytyrë. Ata hyjnë në tualetin ku hyri Sh.M, ndërsa njëri prej tyre qëndron në derë. Çdo person që tentoi të hyjë në ato çaste në tualet nuk lejohej nga personi që siç kuptohet bën rolin e rojës” tregon për Gazetasi.al agjenti i policisë.

Më tej bazuar në kamerat e sigurisë burrat e maskuar me maskë anticovid dalin njëri pas tjetrit, kurse në brendësi të tualetit nuk ka kamera që të kuptohet se cfarë u bë me shtetasin Sh.M.
"Pak minuta më vonë burri gjendet i gjakosur dhe pa ndjenja dhe disa persona hyjnë për ti dhënë ndihmë," shton më tej agjenti.

Policia kqyri disa kamera për të zbuluar dhe për të rënë në gjurmët e autorëve. “Njëri nga këta persona sipas kamerave shkëputet dhe zbret në parking. Ai merr automjetin tip BMW njgyrë e zezë me targa AA….8MF. Ky automjet sipas veprimeve policore rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Xh.M , i cili pasi është pyetur dhe ka konfirmuar se mjetin ja ka dhënë një kushëririt të tij për tja shitur.
"Ne pyetëm shtetasin e dytë, i cili nga ana e tij ditën e ngjarjes në mëngjes ja ka dhënë L.K. që e ka të afërmin e tij," thotë policia më tej duke shpallur në kërkim të këtë fundit për plagosje në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë