Ka ndodhur

Masivi i dheut zë poshtë makinën në aksin Bukmirë-Rrëshen

Gazeta Si - Dy persona kanë shpëtuar mrekullisht, teksa udhëtonin këtë pasditen e kësaj te enjteje në aksin Rrëshen-Bukmirë.

Drejtuesi i mjetit gjatë udhëtimit ka ndeshur në pengesa dhe teksa është ulur për t’i pastruar, një masiv inertesh ka rrëshkitur duke rrezikuar të zënë poshtë atë së bashku me pasagjerin, i cili ka dalë menjëherë nga makina duke shpëtuar pa përfunduar në humnerë.

Paraditen e kësaj të enjteje banorët protestuan para Bashkisë së Mirditës, duke kërkuar rehabilitimin e rrugës pasi kalimi në këtë aks është bërë shumë i rrezikshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë