Drejtësia

Mashtronin gjermanët përmes ‘Call Center’-ave, SPAK kërkon 9 viite burg për kreun e grupit kriminal

Gazeta Si- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për 13 të akuzuar për mashtrim me vlerë rreth 7 milionë euro ndaj shtetasve gjermanë përmes "Call Center"-ave.

SPAK kërkoi dënimin me 9 vite heqje lirie për Erjon Kasmin, i cili konsiderohet personi kyç në grupin kriminal, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të strukturar kriminal,

Për Xhulian Xhafën, i akuzuar për “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kërkohet dënimi me 8 vjet e 6 muaj.

Për të pandehurit e tjerë, të akuzuar për “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, u kërkua:

Anduel Gjergji 3 vite shërbim prove

Ariol Zenuni 3 vite shërbim prove

Denada Bardhi 2 vite shërbim prove

Emion Orizaj 3 vite shërbim prove

Ermir Shehu

Eris Kurila 3 vite shërbim prove

Evis Mahmutaj 3 vite shërbim prove

Ilir Shkurti 2 vite shërbim prove

Indrit Tila 2 vite shërbim prove

Klevin Molla shërbim prove

Skerdi Llupi shërbim prove

Pretenca e SPAK parashikon përllpgaritjen e zbirtjes së 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Më herët SPAK ka sekuestruar disa llogari bankare mes të cilave shumën prej 588 mijë euro në emër të Erjon Kasmit si dhe 20 milionë lekë në emër të Xhulian Xhafës.

Gjithashtu një tjetër llogari me shumën e 1.5 milionë eurove iu sekuestrua Erjon Kasamit në Kosovë.

Sekuestro preventive është vendosur edhe 9 apartamente, 3 garazhde, 2 ndërtesa dhe 5 sipërfaqe toke me rreth 6 mijë metra katror tokë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë