Ka ndodhur

Mashtrim 5 mln euro me ‘Call center’, 15 urdhër-arreste për shqiptarë dhe italianë

Gazeta Si - Gjykata e Tiranës ka lëshuar 15 urdhër-arreste pas një hetimit të Policisë së Tiranës për goditjen e "Call Center"-ave që mashtrojnë qytetarët në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas policisë, drejt Shqipërisë janë bërë transferta parash në vlerën e 5 milionë eurove.

Nga 15 urdhër-arrestet, 6 janë shqiptarë dhe 9 italianë dhe në pranga ka rënë vetëm një person. Ai është A. L., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas sistemit TIMS, rezulton se 9 shtetasit italianë dhe 1 shtetas shqiptar nuk ndodhen në Shqipëri.

Ndërkohë, policia vijon kontrollet për kapjen e 4 shtetasve të tjerë shqiptarë, ndaj të cilëve është caktuar masa  e sigurië “Arrest në burg”.

Gjithashtu, po bashkëpunohet edhe me autoritetet italiane për kapjen e 9 shtetasve italianë dhe të 1 shtetasi shqiptar, autorë të dyshuar për këtë veprimtari kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë