Ngjarje

Sri Lanka deri tani 290 të vrarë. Bosi i ASOS humb tre fëmijët

Numri i të vdekurve në Sri Lanka ka arritur tanimë në 290 viktima, pasi një valë shpërthimesh tronditën kishat dhe hotelet luksoze në të gjithë vendin të dielën. Në mesin e viktimave janë tre fëmijët e bosit të ASOS, të cilët ndodhen në Sri Lanka me pushime.

Policia tha se 24 persona janë arrestuar, por ende nuk dihet se kush i kreu sulmet. Rreth 500 persona janë të plagosur dhe të paktën 35 turistë janë në mesin e të vdekurve.

Bombardimet që përgjakën Pashkët shënuan edhe ndër sulmet më vdekjeprurëse terroriste në botë, që pas sulmeve në Paris dhe Stamboll dhe ishte ngjarja më e rëndë pas fundit të luftës civile në kombin e vogël aziatik.

Të shtunën vonë, kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe tha se shërbimet e sigurisë kishin qenë "të vetëdijshëm për informacionin" e sulmeve të mundshme, por se alarmi ishte injoruar.

Raportet e para të shpërthimeve erdhën mëngjesin e së dielës, kur u njoftuan gjashtë shpërthime njëra pas tjetrës. Kamikazë me eksplozivë hynë papritur në tre kisha në Negombo, Batticaloa dhe në Kochchikade dhe hodhën veten në erë gjatë lutjes se Pashkës. Tre kamikazë të tjerë hodhën vetën në erë në hotelet Shangri-La, Kingsbury dhe Cinnamon Grand në kryeqytetin e vendit.

Forcat ajrore thanë se një pajisje shpërthyese e improvizuar u gjet afër aeroportit kryesor të vendit në kryeqytetin Colombo. Policia nuk ka dhënë detaje se sa persona u vranë dhe u plagosën në secilën prej kishave dhe hoteleve.

Qeveria u ka bërë thirrje njerëzve të mos spekulojnë se kush mund të jetë pas sulmeve dhe po përpiqet të kufizojë qasjen në mediat sociale pas shpërthimeve.

Po ashtu, nuk është dhënë asnjë informacion mbi identitetin e 24 personave të arrestuar.
Megjithatë, korrespodenti i BBC-së në Colombo thotë se bombarduesit mendohet të jenë pjesë e një grupi radikal ekstremist islamik.

Duke iu referuar raporteve se zyrtarët kishin pasur informata paraprake për sulmet e ardhshme, Wickremesinghe tha se: "Duhet të shqyrtojmë pse nuk u morën masat paraprake dhe përse as unë dhe as ministrat nuk u informuan".


Fëmijët e miliarderit që zotëron markën e njohur ASOS

Kush janë viktimat?

Shumica e të vrarëve mendohen të jenë shtetas të Sri Lankës, përfshirë shumë të krishterë që vdiqën gjatë lutjes së Pashkës.

Ministria e punëve të jashtme thotë se beson se 36 shtetas të huaj janë në mesin e të vdekurve. Mësohet po ashtu se tre fëmijët e miliarderit që zotëron markën e njohur ASOS, ishin në mesin e viktimave. Njeriu më i pasur i Danimarkës ka konfirmuar mëngjesin e sotëm se tre nga fëmijët e tij u vranë në sulmet terroriste.


Katër fëmijët e Anders Holch Povlsen ishin duke vizituar Sri Lankën gjatë pushimeve të Pashkëve. Vetëm disa ditë para sulmeve shkatërruese, një nga fëmijët e Povlsenit, Alma, shpërndau një foto të pushimeve me vëllezërit dhe motrën e saj pranë një pishine.

 Në një deklaratë, zëdhënësi i familes Povlsen tha se: "mund të konfirmoj se tre fëmijët janë vrarë. Nuk kemi komente të mëtejshme dhe ne kërkojmë që privatësia e familjes të respektohet në këtë kohë".

Po ashtu mes shtetësive të huaj që humbën jetën të dielën janë të paktën pesë shtetas britanikë, një qytetar portugez, gjashtë shtetas indianë, dy inxhinierë nga Turqia, dy shtetas kinezë, dy australianë dhe dy qytetarë nga Holanda.

Në një fjalim në Vatikan, Papa Françesku tha se sulmet në Sri Lanka ishin dhuna më mizore kundër të krishterëve që festonin Pashkët.

Presidenti Donald Trump i dërgoi homologut në Sri Lanka"ngushëllime të përzemërta" duke thënë se këto sulmet të tmerrshme terroriste.

Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një paralajmërim për turistët duke theksuar se tha grupet terroriste vazhdojnë të planifikojnë sulme të tjera,

Kryeministrja e Zelandës së Re, ku muajin e kaluar u vranë më shumë se 50 persona, tha se bota duhet të gjejë vullnetin dhe përgjigjet dhunës ekstremiste.

Disa monumente të shquara ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Kullën Eiffel ndezën ndrita e flamurit të Sri Lankas në shenjë solidariteti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë