Sipas ligjit japonez, anëtarët femra të familjes perandorake humbasin statusin e tyre pas martesës me një “të zakonshëm”.
Këtë ka bërë Princesha Mako e Japonisë duke u martuar me të dashurin e saj Kei Komuro, i cili nuk i përket asnjë familjeje mbretërore.
Ajo gjithashtu anashkaloi ritet e zakonshme të një martese mbretërore dhe hoqi dorë nga një pagesë që u ofrohet femrave mbretërore pas largimit të tyre nga familja.
Ajo është anëtarja e parë femër e familjes mbretërore që i refuzon të dyja.
Çifti pritet të shpërngulet në Amerikë ku bashkëshorti Kei Komuro punon si avokat.
Në Japoni është bërë edhe një protestë kundër martesës së çiftit.
Ndërkohë në një konferencë për shtyp të martën, Mako tha se ajo kërkon falje për çdo telash që u solli njerëzve nga martesa e saj.
“Më vjen shumë keq për shqetësimin e shkaktuar dhe jam mirënjohës për ata që kanë vazhduar të më mbështesin”, tha ajo.
Marrëdhënia e saj është komentuar për disa vite nga të gjithë, gjë që i ka shkaktuar princeshës edhe çrregullime të stresit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







