Moti

Marsi sjell ditë me diell dhe temperatura të larta

Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera-herës në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër do të gjerojnë reshje të izoluara shiu.

Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim vranësirat do të largohen gradualisht nga i gjithë territori për t’ja lënë vendin intervaleve me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale në Durrës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi verior-verilindor, për pasojë; në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Ndërkohë pas ditës së nesërme do të kemi një rritje të temperaturave në të gjithë Shqipërinë.

Nga dita e mërkurë dhe e enjte kalojmë në vlera pozitive në gjithë territorin shqiptar. Do të kemi diell gjatë gjithë javës. Deri të shtunën jemi pa reshje, ndërsa pas të shtunës presim ndryshim të tablosë sinoptike.

Marsi do të jetë i mbushur me plotë ditë me diell dhe temperatura relativisht të larta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë