Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë në territorin shqiptar mot, kryesisht të vranët. Herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të cilat në zonat Jugore do të jenë në formë rrebeshi.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të mbetet me vranësira dhe shira me intensitet deri mesatar, ku sërish rrebeshe do të ketë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 15°C vlera maksimale që pritet të shënohet në Fier dhe Kuçovë. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 6 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



