Ngjarje

Marshim në mbështetje të Ukrainës në Tiranë, videomesazh nga kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko

Nisi me një videomesazh të kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, manifestimi i Tiranës në mbështetje të popullit të Ukrainës që prej javësh po përballet me agresionin rus, i cili ka shkaktuar deri tani mijëra viktima.

"Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike.

E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve.

E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!", tha Klitschko.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë i është bashkuar manifestimit të nisur në sheshin Skëndërbej e që u shtri më pas në disa rrugë të Tiranës.

Marshimi ka nisur në orën 12:00 dhe parashikohet të zgjasë deri në orën 15:00, ndërsa policia ka devijuar edhe qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë