Bota

Marrëveshja SHBA-Iran do nënshkruhet të premten në një resort zviceran

Nga Gazeta ‘Si’– Marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pritet të nënshkruhet të premten në resortin malor Bürgenstock Resort, pranë Lucernas.

Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar se ceremonia do të zhvillohet më 19 qershor. Dokumenti synon të hapë rrugën për negociata të mëtejshme dhe uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Udhëheqësit e G7-ës e mirëpritën njoftimin.

“Ne ramë dakord që iniciativa shumëkombëshe dhe e pavarur e mbrojtjes e udhëhequr nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar mund të luajë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e rifillimit të trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit duke mbrojtur anijet tregtare, duke siguruar operatorët e transportit tregtar dhe duke mbështetur verifikimin e pastrimit të të gjitha minave“, thuhet në deklaratën e përbashkët të liderëve të G7-së.

Donald Trump fillimisht tha se Ngushtica e Hormuzit do të rihapej menjëherë, por më pas u tërhoq dhe tha se do të hapej të premten.

Megjithatë, dje, ai tha se anijet tashmë po lëviznin nëpër rrugën ujore.

Duket se provat konfirmojnë se disa po lëvizin vërtet, por jo shumë.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, sugjeroi gjithashtu që memorandumi i mirëkuptimit do të zbatohej menjëherë.

“Çdo sulm i regjimit sionist ndaj Libanit nga kjo pikë e tutje dhe vazhdimi i pushtimit të tokës libaneze nga tani e tutje… është një shkelje e Memorandumit të Mirëkuptimit”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë