Mode

Markat më të njohura tani po stilojnë edhe… shishet e ujit

Çanta dore, syze dielli, parfume, rroba dhe produkte të tilla janë ato që të gjithë presim nga markat e modës. Por, ka disa kohë që stilistët e markave janë bërë më kreativë duke përfshirë dhe AirPods nga Bottega Veneta, mbajtëse prej lëkure për dezinfektantin e duarve  nga Fendi, krehër nga Off-White dhe kuti ushqimi nga Prada.

Artikulli më i ri që markat e kanë bërë pjesë të modës është dhe shishja e ujit apo dhe mbajtësja e saj.

Gjatë koleksioneve të pranverë 2021 u vu re se shumë marka të njohura kishin kombinuar këto shishe me rrobat.

Fendi, Marine Serre, Alyx dhe Givenchy janë disa nga markat që bënë shishet e ujit pjesë të pasarelave në koleksionin e vjeshtës së kaluar, tani u bashkuan me këtë trend edhe Collina Strada, Marine Serre, Balenciaga, Burberry dhe Jacquemus.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë