Çanta dore, syze dielli, parfume, rroba dhe produkte të tilla janë ato që të gjithë presim nga markat e modës. Por, ka disa kohë që stilistët e markave janë bërë më kreativë duke përfshirë dhe AirPods nga Bottega Veneta, mbajtëse prej lëkure për dezinfektantin e duarve nga Fendi, krehër nga Off-White dhe kuti ushqimi nga Prada.
Artikulli më i ri që markat e kanë bërë pjesë të modës është dhe shishja e ujit apo dhe mbajtësja e saj.
Gjatë koleksioneve të pranverë 2021 u vu re se shumë marka të njohura kishin kombinuar këto shishe me rrobat.
Fendi, Marine Serre, Alyx dhe Givenchy janë disa nga markat që bënë shishet e ujit pjesë të pasarelave në koleksionin e vjeshtës së kaluar, tani u bashkuan me këtë trend edhe Collina Strada, Marine Serre, Balenciaga, Burberry dhe Jacquemus.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.