Mode

Markat e njohura tregojnë si do të vishen burrat pasi të ketë mbaruar Covid

Në shfaqjet e modës për meshkuj të vjeshtë-2021, stilistët ofruan ide befasuese për atë që do të duken veshjet e meshkujve mbasi të ketë mbaruar Covid-19.

Me rastet e Covid që përhapen akoma, mund të jetë e tepërt të mendojmë për mënyrën si do të vishemi më vonë. Megjithatë, këtë muaj markat dhe stilistët europianë të modës bënë pikërisht këtë, duke prezantuar koleksionet e tyre vjeshtë 2021 për burra (shfaqje dixhitale, pa audiencë). Shfaqjet e modës gjithmonë kanë shikuar drejt së ardhmes, duke servirur risi që nuk do të jenë nëpër dyqane për muaj dhe muaj. Këto rroba të veçanta hidhen në treg rreth shtatorit ose tetorit dhe, në mënyra të ndryshme, sugjerojnë se çfarë mund të veshin burrat në vjeshtë.

Si fillim, ata pohojnë se nuk ka gjasa që meshkujt të heqin dorë nga veshjet e rehatshme që u lidhën aq shumë gjatë karantinës.

Në prezantimin e Prada-s, shihet qartë ndikimi i veshjeve të rehatshme duke parë se mbi rroba, modelët kishin veshur kostume të thurur me dorë. Në disa raste, kostumet e gjatë përfshinin të gjithë veshjen.

Markat e tjera u përpoqën për një përzierje më të ekuilibruar, duke bërë veshje relativisht tradicionale me një prekje të lehtë moderne dhe ndërthurur me elemente të rehatisë, siç e kërkon periudha e karantinës.

Marka pariziane Lemaire kishte këmisha, pantallona dhe veshje sportive normale por me pëlhura delikate që me siguri japin ndjesinë e pizhameve.

Ermenegildo Zegna i Italisë ofroi një koleksion të veçantë. Bluza të thurura me qafë shumë të hapur apo dhe xhaketa që mund të duken si robdeshambër.

Megjithëse këta artikuj do të kenë një çmim më të lartë sesa të tjerat nga kjo markë, në të vërtetë ato janë thjeshtë një mënyrë që marka ka gjetur për të mbajtur vëmendjen tek pandemia dhe moda.

Po aq të etura për të tërhequr vëmendjen ishin dhe pantallonat me bel të lartë dhe xhaketa gri nga Hermès. Kjo lloj veshje ka që në trend për shumë vite dhe padyshim do të vazhdojë.

Markat e tjera kishin veshje që dukeshin normale dhe më pak të lidhura me pandeminë dhe karantinën.

Sikur parashikonin ditë më të ndritshme përpara, markat gjithashtu krijuan veshje që ishin frymëzuese, dhe herë pas here të çuditshme. Stilistja britanike Grace Wales Bonner kishte një koleksion me një sërë kostumesh dhe veshjesh sportive që ishin të frymëzuar nga "historia e gjatë" e studentëve me ngjyrë në Universitetin e Oksfordit dhe "studiues, poetë dhe artistë nga Karaibet, India dhe Afrika Perëndimore ”në vitet 1980. Kjo tregon se ideja e stilistes ka qenë që të tregojë se ne duhet të shohim nga e shkuara dhe ti japim prioritet gjërave që i kemi lënë pas dore.

 Kostume më konservatore, të varietetit me shpatulla të mëdha dhe me vija perfekte ishin në shfaqjen e Louis Vuitton. Virgil Abloh, drejtori artistik i veshjeve për burra të markës, krijoi një koleksion me pallto gati deri në fund të këmbëve, këmisha me vija që kombinonin me kravatën dhe kopsa në formën e aeroplanëve. Sipas Abloh, kjo ishte një mënyrë për t’u kujtuar njerëzve se cila është ajo gjë që mungon më shumë ka një vit tashmë.

“Mesazhi i dukshëm: “Hej, të kujtohet fluturimi? A nuk ishte argëtim?" tregon Abloh.

Pantallonat e çuditshme, të lira dhe të ngjyrosura , nga marka britanike JW Anderson sigurisht “mbronin” argëtimin, duke i bërë modelet të ngjanin si një shaka që ka bërë dikush për të bërë pantallonat e tij më të veçanta. Zbavitëse për t’u parë, pak njerëz mund të duan ti veshin.

Në përgjithësi, ishte një sezon i pasur me pallto dhe xhaketa të paharrueshme. Kjo nuk është diçka e re pasi në dimër gjithmonë është nevoja për një pallto të mirë. Por pandemia na mësoi se një pallto e ngrohtë është ajo që kemi më shumë nevojë duke llogaritur dhe nevojën për të dalë shëtitje dhe për të qëndruar më shumë në natyrë.

Ndër “mbrojtëset” më të mira janë palltot me dy shtresa nga Fendi, pallto që mund të bëhen dhe dyshekë gjumi.

Stilistët dukeshin veçanërisht të etur për të ekuilibruar një normale që ishte para pandemisë me normalen që ka sjellë pandemia.

Këtë mund ta tregojë më mirë marka Loewe.

Përmes magjisë së Photoshop, Loewe shtriu idenë e praktikës "të shkosh kudo" deri në ekstremin e saj. Një model i veshur në mënyrë qesharake me shumë kapela, çanta, xhaketa, xhupa, gjithçka që do të të duhet të vazhdosh drejt një të ardhme shumë të pasigurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë