Nga Gazeta ‘Si’- “Putini po përshkallëzon retorikën dhe veprimet e tij të pamatura,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në një konferencë shtypi përpara Samitit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
Ai vuri në dukje se Ukraina po hyn në një dimër tjetër kritik dhe se agresioni rus nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje, por të kundërtën.
Rutte deklaroi se Rusia po përdor Ukrainën si një terren testimi për raketat e saj eksperimentale dhe kthimin e ushtarëve të Koresë së Veriut për këtë luftë të paligjshme.
Mark Rutte gjithashtu nënvizoi se Putini nuk është i interesuar për paqen, ndërsa tha “ai po ushtron presion duke u përpjekur të kapë më shumë territor”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi gjithashtu se është e rëndësishme të rritet ndihma ushtarake për Ukrainën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.