“Le Rêve” (Ëndrra) portretizon dashnoren 22-vjeçare të piktorit asokohe 50 vjeç, Marie-Thérèse Walter, në ëndërrim erotik. Gjysma e kokës së saj duket si një penis; duart krijojnë një vaginë. Është një pikturë primitive dhe e hareshme, me format e thjeshtuara, ngjyrat e harlisura dhe modelet vallëzuese.
Piktura është po aq e famshme, për atë çka ka ndodhur jashtë skenës, sa edhe për kanavacën. Pjesë e një serie me ngarkesë epshore, pikturat e dashnores së tij që kënaqin turmat, konkurrenca kreative ishte një motivues i madh për Picasso-n, po aq sa edhe seksi . Picasso realizoi disa nga këto tablo, në më pak se pesë orë, i vendosur të bënte një retrospektivë në vitin 1932, për t’ia kaluar asaj të Matisee-it, një vit më parë. Më shumë se gjithçka tjetër, ishte menduar të lajmëronte virilitetin e tij artistik.
“Le Rêve” ka kryesuar kryetitujt në disa raste. Duke siguruar një shitje prej 139 milionë dollarësh nga koleksionuesi Steven Cohen në vitin 2006, asokohe pronari i saj, Steve Wynn, kaloi bërrylin përmes pikturës. Piktura ishte në pronësi të Steve Wynn, manjati i kazinove dhe koleksionuesi i kryeveprave. Ai e bleu “Le Rêve” në një shitje private më 2001-shin nga një koleksionues anonim, i cili e pati blerë në një ankand më 1997 –ën për 48.4 milionë dollarë. Wynn vendosi ta shesë, bashkë me piktura të tjera muzeale, që i kishte në pronësi. Një mik i tij, moguli i investimeve dhe koleksionuesi i flaktë Steven Cohen e kishte lakmuar “Le Rêve” për vite, kështu ai dhe Wynn ranë dakord të bënin një ujdi. Cohen ra dakord të paguante njëqind e tridhjetë e nëntë milionë dollarë për të, çmimi më i lartë i paguar për një vepër arti.
Por përpara se ta blinte, një përfaqësues i Cohen shkoi për ta inspektuar pikturën. E lëvizi nga muri, e nxori nga korniza dhe pohoi se ishte në formë të shkëlqyer. Me të shkruar raportin e gjendjes së pikturës, sipas kontratës, marrëveshja u arrit. Ajo që kishte mbetur ishte vetëm kalimi i parave dhe i veprës së artit. Atë fundjavë. Wynn pati disa miq për vizitë. Ata po qëndronin, siç edhe bënin shpesh në hotelin dhe kazinonë e tij, në Las Vegas. Ndërsa hëngrën darkë bashkë, Wynn u tregoi rreth shitjes. Thanë se do të shkonin ta shihnin të nesërmen. Ai e kishte lëvizur pikturën nga salloni i hotelit. Të ftuarit u dukën në pesë e e gjysmë dhe Wynn i ftoi brenda. Në mur, nga e majta dhe e djathta e tij ishin disa piktura, përfshi një Matisse, një Renoir dhe “Le Rêve.” Muret e tjerë ishin prej xhami, me pamje nga kopshti i mbyllur. Wynn nisi të rrëfejë historinë e origjinës së Picasso-s, i kthyer me shpinë nga piktura. Kishte veshur xhins dhe një këmishë golfi. Wynn vuan nga një sëmundje sysh – pigmentoza e retinës –që prek shikimin periferik dhe për pasojë, pa e kuptuar, mbështetej pas ndërsa fliste. “Pastaj bëra një gjest me dorën time” kujton Wynn, “dhe bërryli im i djathtë goditi pikturën. E shpoi”. Ishte një tingull i dallueshëm grisjeje. Wynn u kthye dhe pa; në parakrahun e majtë të Marie-Thérèse Walter –it, në kuadratin e poshtëm, nga e djathta e pikturës “një shpim të vogël, një grisje pak centimetrash. Të gjithë ndalëm dhe thashë: “Nuk e besoj dot çfarë bëra. Dreqin!”
Wynn u kthye sërish. Vendosi gishtin e vogël te vrima dhe pa se një copë e kanavacës ishte shtyrë pas. U tha të ftuarve: “Epo, gëzohem që e bëra unë dhe jo ju”. Tha se i duhej të telefononte Cohen-in dhe William Acquavella-n, agjentin e tij të shitjeve në Nju Jork, për t’u thënë se ujdia anulohej. E më pas nisi të flasë sërish rreth pikturave, por jo i qetë, pasi kishte kryer atë që një nga të ftuarit do ta quante më pas “bërryli dyzet milionë dollarë”
Disa orë më pas, u takuan për darkë dhe Wynn ishte në humor të mirë. “Ndjesia ime ishte; është një pikturë, është piktura ime dhe do e ndreqim. Askush nuk u sëmur apo vdiq. Është pikturë. Iu deshën vetëm pesë orë Picasso-s për ta pikturuar.”Mary Boies- një e ftuar e Wynn-it atë natë, porositi një shitje gjashtë litërshe me verë Bordeaux dhe kur u zbraz, u kërkoi të gjithëve të firmosnin etiketën për të përkujtuar atë pasdite katastrofike. Të gjithë ranë dakord të bënin atë që një pjesëtar e quajti “zotimi i heshtjes”. “Zotimi zgjati vetëm një javë, derisa dikush e rrodhi ndodhinë në media).
Ditën tjetër, Wynn, kontaktoi me agjentin dhe i tregoi ç’kish ngjarë. Më vonë, gjatë asaj jave, e shoqja e Wynn-it, Elaine, e mori pikturën në Nju Jork në avionin privat të Wynn-it, ku ajo dhe “Le Rêve” u pritën nga një kamion i blinduar. Cohen i takoi në galerinë e Acquavella –s dhe ra dakord të anulonte ujdinë derisa të riparohej i gjithë dëmi. Kontrata, ishte e pavlefshme.
Piktura përfundoi në duart e një restauratori arti, i cili tha Wynn-it se kur të përfundonte me të, në gjashtë apo tetë jave, nuk do të ishte në gjendje të dallonte se bërryli i tij i kishte kaluar përmes parakrahut të Marie-Thérèse Walter-it. Një të premte, kur alarmi i Wynn-it ra në orën 7 të mëngjesit, e shoqja duke u kthyer nga ai, në shtrat i tha: “ E shoh të gjithë këtë si shenjë të fatit. Të lutem mos e shit pikturën!” Atë mëngjes, Wynn e telefonoi Cohen-in dhe i tha se në fund, dëshironte ta mbante pikturën.Por, pas një restaurimi të kushtueshëm dhe pretendimeve të policës së sigurimeve, Cohen e bleu “Le Rêve” në vitin 2013 për 155 milionë dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.