Për të pestin vit radhazi zhvillohet sot edicioni i 5-të i Maratonës së Tiranës 2021, në të cilën do të marrin pjesë 2500 vrapues nga shumë vende të ndryshme të botës. Për këtë arsye qarkullimi i automjeteve është devijuar si dhe nuk do të lejohet parkimi në disa akse. Kufizimi i qarkullimit të automjeteve ka nisur nga ora 7:00 dhe do të jetë deri në 17:00.
Me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, ndalohet qarkullimi i mjeteve nga sheshi Nënë Tereza, bulevardi “Dëshmorët e Kombi”, rrugët: “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “e Elbasanit”,“George W. Bush”, “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, bulevard “i Ri”, rruga Ded Gjo Luli”, rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” bulevardi “Bajram Curri” rruga “Ibrahim Rugova”.
Maratona është e ndarë në 4 kategori, e para e quajtur ‘Marathon’ do të jetë 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe We too që janë më shumë motivuese se sa konkurruese.
Në Maratonë do të shpërndahen edhe çmime për fituesit e vendeve të para, në varësi të garave ku do të marrin pjesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.