Ngjarje

Maqedoni, iu bënë dy teste dhe dolën negative, por gruaja vdes nga koronavirusi

Një grua 57-vjeçare nga Kumanova ka gjetur vdekjen nga Koroavirusi duke shënuar kështu edhe rastin e parë në Maqedoninë e Veriut. Gruaja që sipas të gjitha gjasave mund të jetë shqiptare, pasi jeton në zonë me enti shqiptare, mësohet se ka të prekur dhe djalin e saj.

“Kemi rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi. Është diagnostifikuar pas vdekjes mbrëmë vonë në Kumanovë. Bëhet fjalë për grua të moshës 57 vjeçe. Sa i përket pranimit dhe trajtimit, dua të them që kolegët kanë vepruar në bazë të protokollit. Me kohë janë bërë dy teste, që të dy testet kanë treguar rezultat negativ, ajo është trajtuar në izolim. Periudha e izolimit ka ndodhur javën e kaluar. Është marrë bris edhe pasi është konstatuar vdekja dhe ka rezultuar pozitiv”, tha  në konferencën ministri i Shëndetësisë, Filipçe.

Sipas televizorit Alsat, për momentin në Klinikën Infektive po kurohet edhe djali i viktimës i cili është i moshës 33 vjeç. “Është hospitalizuar edhe djali i viktimës dy tre ditë pas saj, gjatë javës së kaluar. Ai është 33 vjeç ndërsa gjatë ditës së djeshme ka pasur komplikime dhe është izoluar në Klinikën e Pulmologjisë  ndërsa më pas sipas protokollit është  transportuar në Klinikën Infektive”-theksoi Filpçe.

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 29 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm shkon në 114.Rezulton se në  Shkup  ka 65 raste, Dibra 36, Shtipi 7, Kavadar 2, Ohri 2, Gostivar dhe Kumanova me nga 1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë