Shendet

Manuali i diagnozave, OBSH: Transgjinorët nuk kanë probleme mendore

Çështjet shëndetësore transgjinore nuk do të klasifikohen më si çrregullime mendore dhe të sjelljes. Ky ka qenë një ndër ndryshimet e fundit në manualin botëror të diagnozave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Manuali i sapo miratuar, vendos çështjet e pabarazisë gjinore nën një kapitull me shëndetin seksual. Një ekspert i OBSH tha se tashme e kupton se transgjinorët, nuk vuajnë nga ndonjë gjendje e shëndetit mendor.
Human Rights Watch, një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse ka deklaruar se ky vendim do të ketë një ndikim pozitiv në mbarë botën. Në manualin e fundit i cili përcaktohej në emrin ICD-11, pabarazia gjinore ishte definuar si një pandryshueshmëri e theksuar dhe e vazhdueshme. Në versionin e mëparshëm të manualit, kjo konsiderohej si një çrregullim i identitetit gjinor dhe ishte klasifikuar një nënçështje e kapitullit çrregullime mendore dhe të sjelljes.
Lale Say, një ekspertë e shëndetit riprodhues në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, tha se kjo gjendje klasifikohet si çrregullim i shëndetit mendor sepse nuk kishim kuptuar se kjo nuk ishte në të vërtetë një gjendje e shëndetit mendore dhe duke shkaktuar kështu edhe përhapjen e kësaj ideje në shoqëri.

“Për të zvogëluar këtë ide në shoqëri, duke siguruar gjithashtu akses në ndërhyrjet e nevojshme shëndetësore, kjo vendoset në një kapitull tjetër,” shtoi ajo.
Duke komentuar mbi rishikimet, Graeme Reid, drejtoresha e të drejtave të homoseksualëve, lesbikeve, biseksualëve dhe transeksualëve në organizatën Human Righst Watch, tha se ndryshimet do të sillnin një ndikim pozitive edhe për personat transgjinorë kudo në botë.
“Qeveritë duhet të shpejtojnë reformimin e sistemeve mjekësore kombëtare dhe ligjeve që, kërkojnë këtë diagnozë tashmë të vjetruar,” shtoi ajo.
Ndërkohë, një deklaratë e përbashkët nga 65 grupet intersex të lëshuar nga Intersex Human Rights Australia, deklaruan se ndryshimi i manualit ICD-11, mund të shkaktojë dëm për njerëzit që kanë lindur me ndryshime të karakteristikave të seksit.
Gjithashtu, këto grupe po i bëjnë thirrje OBSH-së, të reformojë nomenklaturën dhe klasifikimet për të siguruar që ato nuk lehtësojnë shkeljet e të drejtave të njeriut"
Mendohet se të gjitha vendet do të punojnë deri në janar të 2022, për të ndryshuar manualin diagnostifikues. Këto ndryshime u deklaruan për herë të parë gjatë vitit të kaluar dhe të shtunën u miratuan përfundimisht në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë