Gazeta Si – Një ditë pas tragjedisë në Himarë, ku skafi me drejtues komisar Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren, policia e Sarandës ka bllokuar 3 mjete tjera lundruese.
Policia thotë se pronarët e 3 mjeteve lundruese “Jet ski” janë ndëshkuar për manovra të rrezikshme, duke rrezikuar jetën e pushuesve, në plazhin e quajtur “Gjiri i Lapajve”.
Policia kufitare e Sarandës ka marrë videot e filmuara nga turistët dhe ka identifikuar tre mjetet “Jet Ski”.
Mësohet se është ndëshkuar me 10.000 lekë gjobë 24-vjeçari me iniciale R.H., pronari i njërit mjet dhe me 20.000 lekë 21-vjeçarin me iniciale R.Ç., që zotëron dy mjetet e tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.