Analize

Mandati i Berishës që mban peng PD

Sali Berisha kishte dy gjëra për të thënë në konferencën për shtyp; se do të padiste Sekretarin Amerikan të Shtetit për shpifje në një vend neutral dhe se nuk jepte dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Sali Berisha tha se vendimi ishte personal dhe padia drejtuar nga një qytetar privat.

Në fakt nuk është kështu.

Sali Berisha nuk do të shkojë në Francë si qytetar i thjeshtë, por si deputet i Partisë Demokratike.

Sali Berisha do të jetë deputet paçka se ambasadorja Yuri Kim bëri fushatë që deputetë të mos ishin njerëz “non grata” për korrupsion nga DASH.

Sali Berisha do të jetë deputet edhe kur Yuri Kim do të takojë Lulzim Bashën në zyrën e këtij të fundit me këtë devizë.

Sepse vetëm Sali Berisha mund të thotë që Basha dhe PD të ruajnë marrëdhënie të mira me SHBA dhe Yuri Kim por ai "non grata“ i tyre "do te jete deputet”

Sali Berisha do të jetë deputet edhe kur Basha do të duhet te shkelë në SHBA për ndonjë vizitë zyrtare në DASH në emër të PD.  

Sali Berisha do të jetë deputet edhe kur Basha do të flasë në emër të luftës kundër korrupsionit në Kuvend por edhe jashtë saj.

Sali Berisha do të jetë deputet edhe kur Basha të përmendë aleancën Rama me njeriun “non grata” nga DASH, Tom Doshi.

Sali Berisha do të jetë deputet, sa herë që Basha do të duhet të përballet me këtë fakt në çdo takim me ndërkombëtarët.

Sali Berisha do të jetë deputet edhe kur me gjasë drejtësia shqiptare do të hapë letrat ndaj tij dhe PD i duhet të marrë një vendim

Sali Berisha thote se do të jetë deputet Jo një. Por dy mandate.

Sali Berisha do të jetë deputet sepse në besimin e tij vendimi i DASH nuk prek vetëm atë “por edhe të djathtën shqiptare”. E tha vetë i ftuar në “Opinion”.

Sali Berisha do të jetë deputet dhe shumë më aktiv madje.

Rruga e tij është e qartë.

Ajo që nuk duket e tillë është rruga që do të ndjekë Lulzim Basha për PD...


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë