Shendet

Manastirliu: Sot u bënë 10 791 vaksinime në të gjithë vendin

Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë, ka treguar me anë të një postimi të fundit në Twitter se vetëm sot janë bërë 10 791 vaksinime kundër Covid-19 në të gjithë vendin.

Në të njëjtin postim, ajo tregon edhe shifrën e të vaksinuarve në total që nga momenti kur nisi ky proces në Shqipëri e cila është përkatësisht  232 379. Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria deri tani ka vaksinuar rreth 8 përqind të popullsisë.

Ndërkohë, ditën e sotme nisi edhe procesi i vaksinimit të farmacistëve, ku morën dozën e parë të AstraZeneca 100 farmacistë në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë