Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë, ka treguar me anë të një postimi të fundit në Twitter se vetëm sot janë bërë 10 791 vaksinime kundër Covid-19 në të gjithë vendin.
Në të njëjtin postim, ajo tregon edhe shifrën e të vaksinuarve në total që nga momenti kur nisi ky proces në Shqipëri e cila është përkatësisht 232 379. Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria deri tani ka vaksinuar rreth 8 përqind të popullsisë.
Ndërkohë, ditën e sotme nisi edhe procesi i vaksinimit të farmacistëve, ku morën dozën e parë të AstraZeneca 100 farmacistë në Tiranë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje