Shendet

Manastirliu: Komiteti i Ekspertëve vendos nëse do të marrim vaksinat ruse dhe kineze

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një intervistë televizive ka folur mbi pranimin e vaksinave ruse dhe kineze. Manastirliu shpjegoi se kjo është në dorë të ekspertëve dhe tha se iu është lënë koha e nevojshme atyre për t’u shprehur, ndërsa vendimi nga komiteti i imunizimit ka ardhur tashmë.

"Komiteti i imunizimit ka bërë një vlerësim për vaksinat. Është një komitet i imunizimit i cili vlerëson dhe rekomandon për qeverinë përdorimin. E bëjnë për çdo vaksinë. Ata e kanë këshilluar pikërisht Ministrinë e Shëndetësisë dhe ky vendim i tyre ka kaluar dhe në komitetin e ekspertëve për të bërë vlerësimin dhe të vaksinave të tjera," shpjegoi Ministrja.

Ndërkaq për sa i përket varianteve të reja në vend, Manastirliu u shpreh se të enjten Komiteti Teknik i ekspertëve do të japë një vlerësim. Ministrja shtoi se për rreth një muaj ekspertët kanë dyshime mbi qarkullimin e varianteve të reja ndërkaq po përgatitet rapori final për ekzistencën e tyre.

"Sa i përket riinfektimeve ka raste që janë në hulumtim, për të parë dinamikën. Por edhe rastet e riinfektimeve, bashkë me shpeshtësinë, ishin indikatorët që çuan ekspertët në arsyetimin që mund të kemi rritje të transmetueshmërisë.
Ka një rënie, por vendet janë në alert prej mutacioneve," shtoi Manastirliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë