Shendet

Manastirliu: Kemi dalë nga zona e kuqe e Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi në Kuvend se Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e Covid-19 ndërsa ka folur dhe për situatën epidemiologjike në dy javët e fundit.

“Vendi ynë, bazuar në të dhënat epidemiologjike, ka dalë nga zona e kuqe, pra nga zona e riskut së Covid-19, krahasuar me vendet e tjera, qoftë të rajonit dhe qoftë të Europës”, tha Manastirliu.

Duke folur për kalendarin e vaksinave, Manastirliu tregoi se pritet zgjerimi i fashave sipas grupeve të riskut.

“Pak ditë më parë kanë mbërritur në Shqipëri 11,700 doza të vaksinës Pfizer ndërkohë që çdo javë pritet lëvrimi i mëtejshëm i kontratave të lidhura, duke siguruar dozat e dyta por edhe duke zgjeruar fashat, sipas grupeve të riskut”, tha Manastirliu.

Ajo tha se brenda muajit maj do të përmbyllet vaksinimi i stafeve të operatorëve turistik për të pasur një sezon turistik më të lehtësuar.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se vendi ynë ka aktualisht një incidencë të ulët dhe numri i pacientëve në spitale është ulur në 111 të shtruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë