Ngjarje

Manastirliu: Janë përforcuar masat dhe jemi gjithë kohës në gatishmëri

Task Forca e Ministrisë së Shëndetësisë u mblodh ditën e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, për të dhënën një informacion për masat e marra për koronavirusit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu u shpreh se në këtë situatë duhet përgjegjshmëri dhe racionalitet i plotë dhe jo panik. Sipas saj, Shqipëria është e përgatitur në të gjitha kapacitetet për të përballur situatën. Ministrja u shpreh se në qendrën kombëtare të urgjencës mjekësorë janë trajnuar 500 punonjës të shëndetësisë që të jenë të gatshëm për këtë situatë.


“Përballja me një virus të tillë na bën të jemi të përgjegjshëm dhe të ecim me transparencë për të gjitha masat që kemi marrë. Komunikimin me publikun e kemi thelbësor për të shmangur çdo dezinformim. Është koha të bazohemi në fakte dhe të mos përhapim panik. Kemi ekspertët më të mirë të ISHP, të kujdesit shëndetësor, që po ndjekin hap pas hapi planin e veprimit të miratuar nga task-forca. Dua t'iu ftoj për të pasur bashkëpunëtorë në një situatë ku nuk kërkon panik, por kërkon përgjegjësi, transparencë dhe racionalitet. Kjo çështje nuk duhet te trajtohet politikisht, nevojitet bashkim komunitar dhe jo të përfitojmë politikisht. Ftoj çdo njeri që ka shqetësime ta ngrenë në institucione, të mos përhapin panik dhe ndaj nëse janë të shqetësuar. Vendimet tona bazohen në ekspertizën më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare. Përdorimi politik i koronavirusit është i ulët për ata që duan të fitojnë hapësirë në media” shpjegoi Manastriliu.
Ministraj theksoi se të gjitha strukturat shëndetësore janë në gatishmëri edhe pse në vendin tonë të 6 rastet e dyshuara, nuk kanë rezultuar me koronavirus. Ndër të tjera ajo tha se në gjithat pikat kufitave janë shtuar masat dhe kontrollet, gjë të cilën e konfirmoi dhe inspektori i shëndetësisë në aeroport Lorenc Harshova dhe përfaqësuesi i policisë së shtetit Eduard Merkaj të cilët janë pjesë e Task Forcës që është ngritur për të përballuar situatën.

"Janë caktuar korridore të dedikuara për linjat e pasagjerëve që vijnë nga shtete me risk. Vazhdon trajnimi i përbashkët me të gjithë punonjësit e policisë, nga masat paraprake deri te kontrollet nga ana e specialistëve. Ne kemi përgatitur pyetësorët për të gjithë pasagjerët. Për ata shtetas që vijnë nga vende që është përhapur koronavirusi kemi përgatitur pyetësor përkatës. Këto pyetësor bëhen në të gjitha pikat e kalimit kufitar" shpjegoi Merkaj 

Ministrja shtoi se në të gjitha pikat kufitare është dyfishuar personeli mjekësor, duke nisur fillimisht nga trajnimi i personelit mjekësor dhe urdhri që ka firmosur për shtimin e kontrolleve higjenike në arsimin parauniversitar.

“Po bëhet një vlerësim i imtësishëm i të gjithë udhëtarëve në raport me vendin nga vijnë. Po vijon trajnimi në të gjitha strukturat e kujdesit parësor shëndetësor me informacionet që duhet të dinë personeli jonë mjekësor. Jo vetëm që po vijojmë forcimin e kapaciteteve tona mjekësore, por punojmë dhe me të gjitha strukturat e tjera. Unë kam firmosur urdhrin për masat e shtuara higjeno-sanitare në shkolla, çerdhe apo kopshte dhe do të monitoroj këto masa së bashku me Ministren eArsimit. Dua të them pika e parë e shpëtimit është të dëgjuarit e ekspertëve të fushës. Sa më shumë të dëgjojmë ekspertët dhe strukturat në lidhje me koronavirusin e ri, aq më shumë bëhemi të vetëdijshëm se nuk ka vend për panik dhe përgjegjësi,” shtoi Manastirliu.
Ministrja tha gjithashtu se qytetarët duhet të kenë besim tek institucionet dhe tek ekspertet. "Në jemi këtu për të bërë më të mirën dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve tanë", theksoi ajo.

Ndërsa drejtoresha ISHP, Albana Fiço u shpreh se  momentalisht është vetëm një person që po kryen analizat.

“Ende nuk kemi raste të konfirmuara dhe në bazë të protokollit kemi rritur mbikëqyrjen, kjo është edhe eksperience për t’ia dal mbanë” shtoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë