Analize

Makthi i Turqisë në këtë prag vere e ka emrin sërish COVID

Në një kohë kur Turqia  nisi vaksinimin masiv, vendosi që për herë të parë në 1 vit pandemi të izolohej totalisht. Izolimi në Turqi nisi të enjten e kaluar, por ndikimi i saj u pa tëpremten kur qytetet e mëdha u boshatisën. Njëjtë si shtetet e tjera të botës, Turqia vendosi edhe një gjobë 381 dollarë nëse qytetarët ecnin në rrugë.

Si është situata epidemiologjike aktuale në Turqi?

Deri më taniTurqia ka regjistruar rreth 2.82 milion raste me Covid-19 dhe më shumë se 29,000 vdekje, ndërkaq sipas Fahrettin Koca, Ministrit të Shëndetësisë në Turqi pritet që në vjeshtë situata të jetë më e qetë dhe pandemia nuk do të jetë më barrë për Turqinë. Pas një periudhe të dytë të kufizimeve që filluan nëntorin e kaluar, numri i rasteve ditore ra në rreth 6,000 në mes të shkurtit. Por sapo qeveria filloi të lehtësonte kufizimet në mars, një valë e re goditi Turqinë. Qeveria më pas vendosi përsëri kufizime në fillim të Prillit. Sidoqoftë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të frenuar përhapjen e infeksioneve. Kulmi i valës epidemiologjike në Prill, kishte më shumë se 60,000 raste të reja në ditë dhe më shumë se 300 vdekje.

Rrugë të zbrazura nga njerëzit dhe biznese të mbyllura në Turqi.

Ndryshe ngamendimi logjik i ekspertëve të tjerë në botë, ministri Koca beson se Covid-19 nuk do të kthehet një sëmundje prezente gjatë gjithë kohës, por siç e përcakton ai “makthi i vitit 2020 do të përfundojë në vitin 2021”, por ndoshta kjo deklaratë vjen si pasojë e idesë së epidemiologëve turk, për të krijuar një vaksinë tëtyre dhe për të krijuar një imunizim më të shpejtë të popullatës. Nga raportimet e deri tanishme mendohet që Turqia do të fillojë provat tek njerëzit për pesë kandidatë vendas të vaksinave dhe vendi do të përdorë vaksinat e veta në të ardhmen e afërt.

Imunologët dezifektojnë ambientet e xhamive në Turqi.


Pse vendosi Turqia që të izolohet në një kohë këtë periudhë?

Një vit pandemi na ka mësuar se me ardhjen e verës, fuqia virale e Covid-19 bie ndjeshëm dhe rrezikshmëria e infektimin është më e ulët. Gjithashtu, duke marrë parasysh se vaksinimi masiv në vendin Turk ka nisur prej kohësh u duk e çuditshme kur u raportua se Turqia do të hynte në izolim total. Por sipas ekspertëve të shëndetit publik atje, kjo masë u mor në mënyrë që vendi të mund të ketë një periudhë të qetë nga infektimet dhe fatalitetet në vjeshtë.

Mustafa Necmi Ilhan një prej anëtarëve të Bordit Këshillimor Shkencor të Covid-19, deklaroi të dielënse masat do të lehtësohen në fund të Tetorit, njëperiudhë që përkon edhe me festën e DitëssëRepublikës së Turqisë.Sipas tij kjo do tëndodhë vetëm nëse masat respektoheshin me përpikëri.

“Nëse do të kemi nivele të ulëta të infektimeve deri në fund të qershorit, atëherë në vjeshtë do të arrijmë tëvaksinojmë edhe të rinjtë në shtetin tonë, duke e konsideruar Ditën e Republikës së Turqisë, një festë edhe më të mashe”, shtoi ai.

Mbyllja e bareve dhe restoranteve në Turqi.

Pavarësisht vendosjes së izolimit shumica e njerëzve tashmë ishin larguar nga qytete të mëdha gjatë dy ditëve të mëparshme, duke  shkuar në vendet e tyre për të kaluar festën e Bajramit.Sipas logjikës epidemiologjike është e pritshme qëizolimi apo edhe masat të ndryshme mund të sjellin njësituatë të relaksuar të kurbës epidemike. Ndërkaq kritikët  kanë deklaruar më herët se qeveria turke  hoqi kufizimet shumë shpejtë dhe kjo bëri që procesi i vaksinimit të ishte më i ngadaltë. Nga ana tjetër tani ekspertët në Turqi e cilësuan të nevojshme karantinën po aq  sa vaksinimi   dhe në këto momente duhet të ecin paralel, duke lobuar drejt idesë se të gjithë duhet të veprojnë sipas asaj që shkenca e konsideron të nevojshme.

Si po vijon vaksinimi?

Për pjesën e vaksinimit Turqia vijon në të njëjtën ideologji si vendet e tjera. Duke paraqitur të dhëna, ekspertët shëndetësore atje kanë përcaktuar se shoqëritë e vaksinuara janë kthyer në normalitet dhe duke i vendosur një theks të madh normalitetit, ekspertë shëndetësorë kërkojnë që qytetarët të vaksinohen.

“Për fat të keq, ka pasur vdekje nga COVID-19 në mesin e njerëzve që duhej të vaksinoheshin, por nuk pranuan të ishin të tillë. Nëse ata njerëz do të zgjedhin të vaksinohen, ata do të kalonin sëmundjen më lehtë.Kjo është arsyeja pse vaksinimi është kaq vendimtar ”, ka thënë për mediat Koca.

Sipas të dhënave zyrtare në Turqi, që prej fillimit të vaksinimit masive, ku shumica e popullatës ka marrë 1 dozë vaksine, rastet e infektimeve janë ulur me katër herë që prej 1 janarit deri në 1 prill. Turqia e filloi vaksinimin masiv me vaksinën kineze Coronavac dhe një pjesë me vaksinën Pfizer. Deri më tani janë kryer më shumë se 22 milion vaksina dhe 13.6 milion njerëz kanë marrë një dozë, 9 milion kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, në këtë vend me 82 milion banorë. Ndërkohë, vendi ka miratuar gjithashtu përdorimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë.

Sipas zyrtarëve Turqia është nëpritje të50 milion vaksinave kineze. Vendi dikur renditej i gjashti për vaksinimit në botë, por tashmë shifrat kanë ndryshuar dhe ekspertët përgjithësisht  e lidhnin atë me sfidat e furnizimit të vaksinave, diçka që Ministri i Shëndetësisë kohët e fundit e pranoi pjesërisht. Ndërkaq Turqia shpreson të ulë rastet e përditshme të Covid-19 në "më pak se 5,000", sipas Erdogan, i cili njoftoi bllokimin pas një takimi të Kabinetit në fillim të kësaj jave.

Shumë ekspertë janë të kënaqur me izolimin e ri, por ka edhe nga ata qëargumentojëse izolimi nuk do të zgjasë mjaftueshëm për të luftuar rritjen e rasteve dhe se mund të mos jetë shumë efektiv nëse nuk mbështetet nga një program më i shpejtë vaksinimi. Sipas ekspertëve, pas çdo masë duhet të sigurohet gjithashtu mbështetje ekonomike për njerëzit me të ardhura të ulëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë