Ngjarje

Makinat e vjetra luksoze “rrethojnë” kryeministrinë

Oborri i kryeministrisë gjatë ditës së sotme ka marrë një pamje tjetër, për të kujtuar Shqipërinë e vjetër dhe epokat historike, duke ekspozuar makina dhe motorra retro. Bëhet fjalë për një iniciativë, e cila risjell në vëmendje markat më të njohura dhe stilet më të pëlqyera të automobilave të së kaluarës. Kjo nismë është ndërmarrë nga Drejtori i Përgjithshëm u Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja. Në një deklaratë për mediat, ai është shprehur se kjo nismë shërben për të kujtuar rëndësinë e këtij sektori.

Sipas tij, këto makina datojnë në epoka të ndryshme. Ato janë në pronësi të koleksionistëve shqiptarë, që jetojnë brenda dhe jashtë vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë