Gazeta Si - Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, ku një mjet është përplasur me një motor. Mësohet se drejtuesi i motorit është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia tha se pranë fshatit Buqezë, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin S. H., rreth 27 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. Sh., rreth 48 vjeç.
Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i motomjetit i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Me drejtuesin e automjetit S. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.