Ka ndodhur

Makina përplas tre këmbësorë në Durrës, humb jetën njëri prej tyre

Gazeta Si - Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës. Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret-Durrës, një makinë me drejtues një 37 vjeçar me iniciale A.D., ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 këmbësorë ende të pa identifikuar.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një grua, ndërsa 2 të tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Dy ambulanca janë nisur për të dhënë ndihmën e parë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë