Ka ndodhur

Makina përplas për vdekje kalimtarin në Vorë

Gazeta Si - Një 33-vjeça u arrestua në Tiranë, pasi përplasi për vdekje një këmbësor. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të premteje në hyrje të Vorës, pranë Tiranë. Sipas policisë, viktima është një i pastrehë, ende i pa identifikuar.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi sot, rreth orës 03:00, në hyrje të Vorës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas ende të paidentifikuar (endacak)”, tha policia në një njoftim për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë