Ka ndodhur

Makina përplas për vdekje 71-vjeçaren në Tepelenë

Gazeta Si - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tepelenë, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.

Viktima ka mbetur 71-vjeçarja me iniciale Z.Rr., e cila ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Aksidenti ndodhi në lagjen “Selam Musai”. Drejtuesi i mjetit, H.Xh. 30 vjeç është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë