Gazeta Si – Dy të mitur kanë humbur jetën në Durrës pasditen e kësaj të diele dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë, prej përplasjes së fortë nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kënetës rreth orës 14:20 në lagjen nr.15, ku automjeti tip “Benz ML” drejtohej nga 57-vjeçari N.R., i cili dyshohet se ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.


Fëmijët, rreth moshës 10 vjeç, shokë të së njëjtës lagje, kanë qenë në trotuar duke luajtur, ndërsa automjeti i 57-vjeçarit ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.
Sipas burimeve paraprake, njëri prej tyre ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër më pas. Fëmija tjetër ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por në gjendje të rëndë.
Burime bëjnë me dije se i dyshuari dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ai është larguar nga vendngjarja menjëherë, duke braktisur automjetin, por është arrestuar më vonë nga policia.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa është arrestuar drejtuesi i automjetit.


“Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç. Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje