Ka ndodhur

Makina përplas motorin në Elbasan, plagoset një 32-vjeçare

Gazeta Si - Një 32-vjeçare është aksidentuar pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në fshatin Kajan.

Policia thotë se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 28 vjeç, banues në Belsh, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin B.K., 73 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar pasagjerja në motoçikletë, shtetasja V.K., 32 vjeçe, e cila është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë