Ka ndodhur

Makina përplas këmbësorin në Elbasan, humb jetën 65-vjeçari

Një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Elbasan-Papër, në fshatin Vidhas.

Sipas policisë, një mjet tip “Opel” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B., 65 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë