Ka ndodhur

Makina përmbyset në Maliq, lëndohet drejtuesi 27-vjeçar

Gazeta Si - Një makinë ka dalë nga rruga mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 07:30 në afërsi të fshatit Zvezdë të Maliqit.

Drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari me iniciale A.M., humbi kontrollin mbi makinën dhe automjeti doli nga rruga duke u përmbysur.

Për pasojë shoferi ka marrë lëndime dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë