Ka ndodhur

Makina përfshihet nga flakët në Korçë gjatë ecjes, shpëton shoferi

Gazeta Si- Një mjet u përfshi nga flakët gjatë ecjes në afërsi të një karburanti në pjesën e unazës veriore të qytetit të Korçës.

Drejtuesi i mjetit, sapo ka parë flakët ka dalë menjëherë jashtë, ndërkohë që automjeti i tij, tip “Ford” me targat AB 976EB, është djegur pothuajse plotësisht, megjithëse shërbimi zjarrfikës ka ardhur shumë shpejt në vendin e ngjarjes

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik në mjetin e tij, i cili ishte i pajisur me bombël gazi.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që mjetet përfshihen nga flakët. Të dielën, babë e bir mbetën të plagosur në aksin Korçë-Bilisht gjatë furnizimit të mjetit me karburant, pasi kryefamiljari ndezi një cigare, duke shkaktuar djegien e makinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë