Ka ndodhur

Makina merr flakë në ecje dhe përfundon në kanal në aksin Fier-Patos

Gazeta Si - Një makinë e tipit ‘BMV’ ka marrë flakë në ecje gjatë aksit Fier-Patos dhe më pas ka përfunduar në kanalin anës rrugës.

Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri kanë arritur të dalin me lëndime të lehta. Dyshohet se shkak ka qenë një defekt elektrik, që ka shkaktuar flakët. Në vendin e ngjarjes ka shkuar shërbimi zjarrfikës, që ka bërë të munduar shuarjen e flakëve.

‘Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, ka marrë flakë, në ecje e sipër automjeti tip “BMË”. Nga flakët kanë marë dëmtime në trup drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasit E.Sh., 35 vjeç dhe D.Sh., 41 vjeç, të dy banues në Drizë, Fier, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, - shkruhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë