Ka ndodhur

Makina me targa shqiptare dhe me kokainë ndalohet në kufirin malazez

Një sasi prej 37.7 kg kokainë është sekuestruar në një automjet me targa shqiptare nga policia malazeze në pikën kufitare të Debeli Brijeg që lidh Malin e Zi me Kroacinë.

Gazeta malazeze “Vijesti” shkruan se brenda makinës u gjet e fshehur lënda narkotike. Sipas informacioneve të deritanishme, makina do të kalonte përmes Malit të Zi për të hyrë në Kroaci.

Gjithashtu thuhet se po kryhet një hetim i detajuar lidhur me sekuestrimin e kokainës, por nuk dihet ende nëse drejtuesi i mjetit është shtetas shqiptar apo jo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë