Rend dhe Ligj

Makina e Albi Bashaliut gjendet e braktisur në Kavajë, vrasësit u larguan me të nga Peqini

Një ditë pas vrasjes së 35-vjeçarit Albi Bashaliu në fshatin Gjoçaj të Peqinit, policia ka gjetur automjetin me të cilin dyshohet se u larguan autorët pas krimit.

Makina u gjet e braktisur në fshatin Gosë të Kavajës. Mjeti nuk është i djegur dhe brenda tij nuk është gjetur asnjë armë zjarri, ndëra në vendngjarje kanë shkuar ekspertët e grupit hetimor. Hetuesit po marrin çdo gjurmë të mundshme biologjike në makinë që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

Pas vrasjes së të riut, autorë i kanë marrë çelësat e makinës dhe janë larguar, ndërsa makinën e tyre e kanë djegur vetëm pak metra larg viktimës.

35-vjeçari Albi Bashaliu u vra me armë mëngjesin e së hënës sapo doli nga një lokal në fshatin Gjoçaj të Peqinit.

Dyshohet se vrasja mund të jetë bërë për hakmarrje, sepse 35-vjeçari është vëllai i Leonard Bashaliut, i cili ndodhet në burg për vrasjen e Ylber Xhahysës, ngjarje e ndodhur në 8 qershor 2021.

Ata fillimisht u konfliktuan verbalisht, për një ngjarje të ndodhur 5 vite më parë, ku Xhahysa i gërvishti automjetin Leonard Bashalliut, por situata agravoi në përdorimin e armës së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë