Ka ndodhur

Makina del nga rruga, humb jetën pasagjeri, në gjendje të rëndë shoferi

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në periferi të kryeqytetit këtë të premte rreth orës 13:17.

Në Pezë Helmës, automjeti i drejtuar nga shoferi me iniciale F.H., humbi kontrollin e makinës, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri me iniciale A.G., ndërsa shoferi ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili është dërguar në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë