Lojëra me Dore

Majemi fitues i Lindjes, sfidon Lejkërsat në finalen e titullit

Unaza ka tashmë pretendentët e saj: Los Anxheles Lejkërs dhe Majemi Hits. Nga Konferenca e Perëndimit u kualifikuan Lejkërsat, ndërsa nga Konferenca e Lindjes Mejmi, që mundi Boston Selltiks 4-2. Është hera e parë në histori që titulli në NBA do të diskutohet mes dy skuadrash, që sezonin e mëparshëm nuk kanë shkuar në “Play-off”.

Lejkërsat fituan më bindshëm ndaj Denverit, 4-1, falë një LeBron Xhejms të jashtëzakonshëm. Në anën tjetër, Hitsat, të udhëhequr nga Xhimi Batler dhe Bam Adebajo, e mbyllën 4-2 fazën finale të Lindjes, duke u kualifikuar për në finalen e madhe. Një mrekulli për këtë skuadër, që ka zgjedhur lojtarët e duhur dhe që “armën” më të fortë ka lojën e grupit. “Kjo skuadër nuk është për të gjithë”, - ka thënë Batler pas fitores 125-113 në ndeshjen e 6-të ndaj Bostonit.

Shtatë ndeshjet e finales së madhe nisin të mërkurën dhe favoritë janë Lejkërsat.
Kalendari i finales
Gara-1: 30 shtator
Gara-2: 2 tetor
Gara-3: 4 tetor
Gara-4: 6 tetor
Gara-5: 9 tetor
Gara-6: 11 tetor
Gara-7: 13 tetor


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë