Muzike

Madonna bën histori, mban koncert përpara 1.6 milionë fansave në Brazil

Madonna bëri histori dhe dëshmoi pse është mbretëresha e popit kur më shumë se 1.6 milionë fansa ndoqën koncertin e saj falas në plazhin Copacabana në Rio de Zhaneiro.

Më shumë se një milion e gjysmë njerëz pushtuan plazhin e Copacabanas të Brazilit dje, për koncertin falas të Madonnas, faza e fundit e turneut të saj botëror ”Celebration”.

Duke qenë se koncerti ishte falas, nuk kishte të dhëna për biletat dhe pa të dhëna për biletën, ishte e vështirë të matej saktë madhësia e koncertit. Megjithatë, Riotur, departamenti i turizmit i bashkisë, vlerësoi se 1.6 milionë njerëz ishin rreth skenës prej rreth 800 metra katrorë.

Shumë prej fansave mbërritën disa orë para, madje edhe ditë, fillimit të koncertit për të siguruar një vend sa më afër megaskenës.

Zjarrfikësit hodhën ujë para koncertit, kur temperaturat i kalonin 30 gradët Celsius, për të freskuar fansat pranë skenës së mbretëreshës së popit dhe shishe me ujë u shpërndanë pa pagesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë