Ana e errët

Ma shtronin kokainën nëpër lokale, më thanë “Pse pi hashash si kalamajtë”

Katër të rinj janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Krujës se kanë nxitur një 18-vjeçare që të përdorë drogë dhe se me këtë formë më pas ata e kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni. Një numër i madh meshkujsh të tjerë janë në kërkim pas përmendjes së emrave të tyre, të cilët kanë kryer orgji, e kanë abuzuar dhe më pas i ofronin kokainë. Gjithçka ka nisur nga kallëzimi i një gruaje që i është drejtuar stacionit të policisë Fushë-Krujë për të denoncuar largimin e të bijës nga shtëpia, më datë 19 nëntor 2019. Por siç rezulton më tej thonë burime të gazetës Si pranë kësaj policie, dy ditë më vonë 18-vjeçarja është vetëparaqitur në polici. Bëhet me dije se gjithsesi oficerët kanë këqyrur në prani të të ëmës së adoleshentes M.F bisedat dhe njohjet e saj në Instagram. Burimi i policisë i thotë gazetës Si se adoleshentja rezulton të ketë ikur nga banesa në datat 9 nëntor, 19 nëntor, 20 nëntor dhe gjatë kësaj periudhe ajo ka përdorur hashash. Pikërisht, rrëfimi i vajzës ka zbërthyer manekizmin sipas të cilit të dyshuarit tentuan ta trafikojnë edhe jashtë vendit, dhe janë pikërisht bisedat në telefonin e saj që hodhën dritë dhe e kthyen të provuar dëshminë e vajzës nga Kruja.

Pasi Xh. Xh, u trajtua nga psikologë dhe u mbajt në një qendër rehabilitimi, 18-vjeçarja u ripyet sërish ku tashmë jo më nën efektin e drogës ajo tregon se si iku nga shtëpia në fillim të nëntorit pas një grindjeje me të ëmën. “Shkova te lokali i F. Sh dhe aty takova J. C, të cilit i tregova se doja të largohesha nga shtëpia. Ai telefonoi dy shokë të tij të moshës 20 apo 25 vjeç, të cilët nuk i njihja, më futën në një makinë dhe më dërguan në një hotel në Kamëz”. Adoleshentja tregon se J. C vetëm e ka ndihmuar për t’u larguar dhe se nuk e  kishte prekur me dorë. “Por në hotel erdhi shtetasi A. B, më dha kokainë për të pirë dhe më tha më pas të futesha në dush. Kreu marrëdhënie me mua dhe më pas ai thirri dy shokët e tij në korridor dhe ju tha të kryenin marrëdhënie me mua. Pastaj ata u larguan dhe më mbyllën derën me çelës”. Vajza shton se pas kësaj A. B së bashku me F. L e hipën në makinë dhe e çuan në një banesë te një vajzë “por ajo refuzoi të më pranojë duke thënë është e vogël, do na hapë punë”. Prokurori i çështjes përmend më tej sipas burimeve të gazetës “Si” se A. B e ka kthyer në një hotel tjetër, ka nxjerrë nga qesja kokainë dhe ia ka dhënë sërish për të pirë. “Mbaj mend se fjeta në të njëjtin krevat me ata të dy, B. më futi duart në fyt dhe më kërkoi të kryeja marrëdhënie edhe me L. Të nesërmen e asaj dite vajzës i është dhënë sërish kokainë për të konsumuar dhe siç mban mend adoleshentja ajo ka lëvizur në disa fshatra të Krujës me makinën e të dyshuarit, i cili ka takuar disa burra të panjohur dhe në moshë të madhe në një gurore. “Në darkë shkuam në Nikël, në një lokal,  A. B mori katër persona në makinë dhe mua më ulën te prehri i njërit prej tyre që kishte bark të madh dhe që quhej L. Shkuam te shtëpia e A. B, aty ishte vetëm i ati. A. B telefonoi edhe persona të tjerë pasi konsuamuan kokainë dhe nuk u mjaftoi A. doli për të gjetur kokainë. “Desha të futem në dush, aty erdhi njëri prej tyre, më goditi me shuplakë dhe pavarësisht se nuk desha të kryej marrëdhënie ai më vuri poshtë”, thuhet në dëshminë që gazeta Si disponon. “Pasi konsumova kokainë sa isha e mpirë komplet shtatë çuna njëherësh së bashku me A. u zhveshën, kryen marrëdhënie, ndërsa unë bërtisja nga dhimbja”, tregon më tej adoleshentja. Vajza tregon se në atë kohë ajo ishte ende 17 vjeç dhe se A. kishte dijeni për moshën e saj të mitur. “Në mëngjes E. C i telefonoi dhe ju tha ta kthenin në shtëpi, pasi isha e vogël dhe se do ju hapja probleme. Gjatë rrugës A. B dhe F. më kërcënuan dhe më thanë se në rast se do tregoja do ma vrisnin familjen dhe babin sa të dilte nga dera e burgut”.

Pas dy ditëve vajza kujton se i ka shkruar A. Sh  që kishte nevojë për kokainë. “Ai ishte personi i parë që më dha të pija kokainë, ditën kur kisha ditëlindjen. Më tha çfarë rri dhe pi hashash si kalamajtë duhet të konsumosh kokainë se të bie në vete”. Ai rezulton t’i ketë sjellë kokainë dhe më pas e ka çuar në hotel ku edhe ka kryer marrëdhënie me të.

“Në datën 18 në snapchat më shkroi E. P, më shkroi që kishe drogë, dola nga shtëpia menjëherë u mbylla në hotel piva dhe nuk kreva marrëdhënie me të: “Por kur ka kërkuar sërish drogë, E. Sh i ka shkruar në Instagram: nëse e do atë që më kërkove duhet të më japësh edhe motrën. Në këtë mënyrë, vajza ka vazhduar të kalojë dorë më dorë, edhe tek djem të tjerë ndërsa motrën e linte në makinë. Duke përmendur emra të shumtë të rinjsh nga Kruja vajza kujton se në një rast edhe pse i kishin ofruar edhe të motrës së mitur hashash e kokainë ajo kishte refuzuar “përveç saj që piu limon soda në të tjerët pimë kokainë e birra në lokal”. E mitura kujton se në një rast asaj ia shtruan kokainën në tavolinë në lokal sa ajo pi dhe të nesërmen kur u zgjua gjendej në krevat me dy persona. Në datën 21 nëntor njëri prej tyre i ka propozuar “shko dorëzohu në polici se do na hapësh problem por mos trego, ndryshe do kemi punë bashkë”.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë