Ana e errët

Lutet të lërë burgun për të mbajtur familjen. Rrahu me rrip pantallonash një polic

Gazeta "Si"- Maskat anticovid u hoqën. Distanca fizike ra. Por ata që u refuzuan t'i mbanin gjatë pandemisë dhe nuk u bindën vazhdojnë të kenë llogari të hapura me drejtësinë.
Në të gjithë vendin gjatë situatës së pandemisë rezulton se, u vendosën nën hetim për kundërshtim të forcave të rendit 153 qytetarë të cilëve nuk u numërohet gjoba.
Por reagimi agresiv që ata patën gjatë masave të jashtëzakonshme anti-covid. Ata vazhdojnë të presin drejtësinë. Një i ri nga Tirana madje vazhdon të qëndrojë nën arrest për akuzën e  goditjes për shkak të detyrës, pasi jo vetëm nuk ju bind një polici privat i cili i kërkoi që të vendosnte maskën, por edhe e dhunoi atë.

Shtetasi D.M bëhet me dije nga avokatët e tij për Gazetasi.al se kërkon që të lirohet. Aik thënë se ka të atin të sëmurë dhe nuk është në gjendje që ai të punojë.
“jetoj me dy motrat dhe me një vëlla që janë më të vegjël se unë. Mamanë nuk e kam pasi ajo ka ndërruar jetë dhe familja ka nevojë për mua”, deklaron i riu në prokurën për të lënë burgun.

Por askush nuk e ka marrë përsipër ta nxjerrë nga qelia. Sipas burgjeve ka një vendim gjyqësor i cili tregon që i riu është përsëritës në veprime të dhunshme. Edhe alibia e tij se ishte i stresuar nga situata e pandemisë dhe se kishte qenë nën efektin e alkolit me këtë rast, nuk janë konsideruar ende.

I dënuar disa herë për dhunë.

I riu D.M bëhet me dije se ka deklaruar:-Është e vërtetë që kam qenë i dënuar disa herë më parë për vepra të ndryshme. Por është e vërtetë gjithashtu se nuk kam atë llogjikë që kisha atëherë kur isha adoleshent dhe kur jam dënuar për dhunë.

Por dosja gjyqësore tregon se si në fund të 2020 në komisariatin numër 1 u paraqit shtetasi E.B  i cili bëri kallzim ndaj të pandehurit i cili u konsiderua i rrezikshëm për sjelljen ekstreme që ka kryer.

Denoncuesi thotë se po ushtronte detyrën e tij si polic sigurie pranë një qendre tregëtare, kur aty ka vërejtur një qytetar pa masa mbrojtëse.
“Ky shtetas rrinte afër zyrës së këmbimit valutor dhe duke qenë se ka qenë pa maskë, i jam  afruar duke i thënë se në kuadër të masave kundër virusit Covid-19 duhej të vinte maskën ose në të kundërt do të duhej ta shoqëronte jashtë. Duke qenë se shtetasi ka qenë pa maskë, po i bëja me shenjë të largohej jashtë.  Në këto momente shtetasi ka hequr rripin e pantallonave dhe u sul drejt meje, duke më rrahur me rripin e pantallonave. Kanë qenë kolegët e e mi që ndërhynë dhe kryen shoqërimin e qytetarit në komisariat,” – deklaroi në atë kohë denoncuesi.

Duke konsideruar se i riu ka qenë i dënuar për dhunë më herët, ai përfundoi në burg nën arrest me burg
“Personi nën hetim rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, është me arsim 8 klasë shkollë, është beqar si dhe deri në këto momente marrëdhëniet me palën e dëmtuar nuk janë normalizuar,” thuhet në vendim që siç kuptohet nuk i ka dhënë asnjë dritë jeshile.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë