Ana e errët

Lushnjë, vritet ish-anëtari i bandës së Aldo Bares

Pronari i një lokali është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në lagjen “Kadri Gjystri” në Lushnjë.

Viktima është identifikuar si, Enver Boriçi dhe mësohet se qenë anëtar i bandës së Lushnjes, ndërsa vëllai i tij, Arben Boriçi, ka qenë krahu i djathtë i Aldo Bares.

Viktima Enver Borici, Gazeta Si, 2019

Aktualisht vëllai i 52-vjeçarit të vrarë po vuan dënimin me burgim përjetë, si anëtar i bandës së Lushnjes.

Boriçi mësohet qenë duke pirë kafe në lokalin e tij, ku dyshohet se një person i maskuar është afruar dhe e ka qëlluar për vdekje.

Ai është gjetur i pajetë nga klientët ulur në një karrige në lokal, me një plumb në kokë.

Viktima Enver Borici, Gazeta Si, 2019

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë