Ka ndodhur

Lushnjë, pronari i lokalit godet me thikë klientin pas një sherri banal

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e të martës, pasi është qëlluar me thikë në Lushnjë. Policia ka njoftuar këtë të mërkurë se i plagosuri, me inicialet G.D., 41 vjeç, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa autori i dyshuar, A.D., 49 vjeç është arrestuar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lokalin e autorit në lagjen “20 Tetori” pas një sherri banal. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe sekuestrua thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe një shkop bejsbolli.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A.T., 55 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk ka kallëzuar krimin e ndodhur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë