Ka ndodhur

Lushnjë, 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën me sqepar dhe plagos të atin

Gazeta Si –Një 45-vjeçar me probleme të shëndetit mendor në fshatin Zhymë të Lushnjës, ka vrarë me sqepar mbrëmjen e të hënës, të ëmën dhe ka plagosur rëndë të atin e tij.

Autori i krimit është Florion Dalladaku, me precedent të mëparshëm penal, viktima është 80-vjeçarja Fanije Dalladaku, ndërsa i plagosuri, 77-vjeçari Hasan Dalladaku.

I ati i plagosur është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës në gjendje kritike për jetën dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Fill pas krimit autori ka marrë makinën e vëllait dhe është larguar për t’u kapur më pas nga patrulla e policisë në fshatin Gracalli të Fierit, pas disa minutave ndjekje.

Policia po pyet të afërmit për të dokumentuar ngjarjen, ndërsa konfirmohet prej tyre se Florioni kurohej për probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë dy herë i shtruar në spitalin Psikiatrik në Elbasan, në 6 vitet e fundit.

Po kështu vite më parë ai ka tentuar të vrasë një bashkëfshatar me armë zjarri çifte, veprim për të cilin është dënuar nga drejtësia.

Të afërm të familjes kanë deklaruar se Dalladaku kishte marrë prej vitesh trajtim për probleme të shëndetit mendor dhe se ishte shtruar dy herë në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit gjatë gjashtë viteve të fundit.

Kurse, vite më parë ai kishte tentuar të vriste me armë gjahu një bashkëfshatar, ngjarje për të cilën ishte dënuar nga drejtësia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë