Ka ndodhur

Lushnjë, 18-vjeçarja i jep fund jetës me fostoksinë, policia: Kishte konflikte me bashkëshortin

Gazeta Si - Një 18-vjeçare ka humbur jetën, pasi ka konsumuar fostoksinë në fshatin Fiershegan. Policia e Lushnjës njofton se e reja ka humbur jetën në spital pasditen e të enjtes.

Sipas policisë, dyshohet se e reja e ka ndërmarrë aktin pas konflikteve me bashkëshortin e saj, 24-vjeçarin me iniciale E.D. Për këtë të fundit policia ka nisur procedimin penal.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme", - njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë