Një version i ri i kriptomonedhës së shkatërruar Luna, po rikthehet në platformat e këmbimit.
Javën e shkuarm mbështetësit e rrjetit Terra, votuan të “ringjallin” Lunën, por jo Terra-n, që quhej stablecoin, kripto e qëndrueshme, e cila ra poshtë vlerës së caktuar prej 1 dollarësh dhe rrëzoi tregun e kriptove.
Terra USD njihet si një kriptomonedhë algoritmike. Mbështetet në një kod dhe një rrejt motër, Luna, për të ruajtur vlerën prej 1 dollarësh. Por me rënien e çmimeve të të gjithë kriptomonedhave, investitorët lanë pas dore dhe kriptomonedhat me vlerë të fiksuar.
Në pikën më të lartë të saj, Luna e vjetër, pati një kapital prej 40 mld dollarësh .
Tani Luna ka ndryshuar, atë që investitorët e quajnë Terra 2.0. Ajo po përdoret në platforma si Bybit, Kucoin dhe Huobi. Binance, platforma më e madhe në botë, lajmëroi se do ta listojë Lunën të martën.
Nxjerrja nga fillimi e kësaj kriptoje nuk shkoi siç duhet.
Pasi arriti në një vlerë prej 19.5 dollarë të shtunën, Luna ra në 4.4 dollarë pak orë më vonë. Tani po mban një vlerë prej 5.9 dollarësh.
Analistët janë shumë skeptikë për një ringjallje të suksesshme të rrjetit të Terras. Asaj i duhet të konkurojë me blloqet e zhvilluara të Etherum, Solana dhe Cardano.
Terra po shpërndan monedhat Luna me “airdrop” dhe shumic do t’i dërgohet atyre që kishin më parë Luna, por e humbën nga rënia e madhe. Ata po mundohen të kompensojnë investitorët.
Por shumë investitorë që u dogjën herën e parë, vështirë të besojnë përsëri tek Terra./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.