Mungesa e dhimbshme e shiut dhe valët e pamëshirshme të të nxehtit po thajnë lumenjtë në SHBA, Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Shumë prej tyre po zvogëlohen në gjatësi dhe gjerësi. Pjesët e shtratit të lumit që dalin mbi ujë janë një pamje e zakonshme. Disa lumenj janë aq të tharë, saqë janë bërë praktikisht të pakalueshëm.
Kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu po nxit motin ekstrem në të gjithë globin, që nuk po ndikon vetëm në lumenjtë, por edhe tek njerëzit që mbështeten tek ata. Shumica e njerëzve në planet varen nga lumenjtë në një farë mënyre, qoftë për ujë të pijshëm, për energji apo për të transportuar mallra.
CNN rendit 6 lumenjtë që po thahen përmes fotosh nga NASA krahasuar në periudhën Korrik 2020-Korrik 2022
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.